Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky është shprehur se është i gatshëm të heqë dorë nga presidenca nëse kjo sjell paqe ose anëtarësim në NATO të vendit të tij.
Ai i bëri këto deklarata gjatë një konference në Kiev, teksa u pyet për garancitë që i duheshin nga presidenti i ShBA Donald Trump dhe nëse do të hiqte dore nga presidenca e Ukrainaës në këmbim të paqes, ai tha: Po, jam i lumtur, nëse është për paqen e Ukrainës”.
“Nëse keni nevojë që unë të largohem nga kjo karrige, unë jam gati ta bëj këtë, dhe gjithashtu mund ta shkëmbej atë me anëtarësimin në NATO për Ukrainën”, tha Zelensky duke shtuar se do të largohej “menjëherë”, nëse do të ishte e nevojshme.
Këto deklarata të tij vijnë në një kohë, kur janë shënuar tre vite që prej kur nisi lufta Rusi- Ukrainë, në një kohë kur është rritur dhe presioni nga Trump, që synon t’i japë fund konfliktit, megjithëse ende nuk dihet se si do të ndodhë.
Më herët gjatë një jave më parë, presidenti amerikan, Trump, kritikoi Zelenskyn dhe tha se ai është përgjegjës për nisjen e konfliktit. Madje presidenti Trump deklaroi se Zelensky mund të mos jetë i nevojshëm në bisedimet për paqe. Nga ana tjetër presidenti ukrainas u shpreh se marrëveshja duhet të përfshijë një garanci të sigurisë dhe paqes për Ukrainën.
