Një 52-vjeçar është në pranga në Vlorë. Ai u vendos në pranga pasi dyshohet për vjedhje të përsëritur në një lokal në Vlorë. Policia bën me dije se nga pamjet filmike u zbulua se gjatë periudhës dhjetor 2024-janar 2025, ai kishte vjedhur 100,000 lekë në total. 52-vjeçari i arrestuar është Luftar Gjeli.
Gjithashtu në pranga është vënë ede një 34-vjeçari. I arrestuari Geri Lushaj mësohet se dje i ka vjedhur një amerikani telefonin në lagjen “Osman Haxhiu”. Materialet procedurale për të dy rastet i kaluan Prokurorisë së Vlorës për akuzën e “Vjedhjes”.
Njoftimi i policisë:
Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin për goditjen e dy rasteve të vjedhjes së pronës, duke arrestuar dy persona të dyshuar për këto ngjarje. Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaluan shtetasin Luftar Gjeli, 52 vjeç, banues në Fier, i dyshuar për vjedhje të përsëritur në një lokal në Vlorë. Hetimet dhe administrimi i pamjeve filmike zbuluan se gjatë periudhës dhjetor 2024 – janar 2025, ai kishte vjedhur 100,000 lekë në total nga lokali i shtetasit L. C.
Në një tjetër rast, Policia arrestoi në flagrancë shtetasin Geri Lushaj, 34 vjeç, banues në Vlorë. Më 13 shkurt 2025, në lagjen “Osman Haxhiu”, ky shtetas i vodhi celularin një turisti amerikan. Materialet procedurale për të dy rastet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për akuzën e “Vjedhjes”.
