Sipas parashikimit të motit, territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites; duke sjellë intervale të gjata më kthjellime përjashtuar ekstremin verior dhe verilindor ku priten vranësira të dendura të cilat do të gjenerojnë momente me flokë dëbore.
Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të shtojnë vranësirat në të gjithë territorin e vendit ku më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit lindor.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rwnie të lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C vlera më e ulët deri në 19°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht jugperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.
