Kohëve të fundit nëpër rrugët e qytetit të Lushnjës gjithnjë e më pak po shihen vizat e bardha për këmbësorët apo vijat ndarëse të rrugëve. Kjo dukuri po ndodh edhe tek rrugët të cilat janë përfunduar së konstruktuari jo më pak se 2 javë më parë.
Konkretisht në katër kryqëzimet disi kryesore të qytetit, kryqëzimi te ish posta e vjetër,tek gjimnazi 18-Tetotri,tek ypsilonit,dhe tek stacioni i trenit mungojnë vizat e bardha.
Sinjalistikat rrugore jo vetëm në qytetin e Lushnjës por për çdo qytet, kanë një rëndësi te posacme pasi jo vetëm disiplinon qarkullimin normal te automjeteve, por ndihmon edhe qytetaret per nje kalim te kontrolluar e te sigurt nga njera ane e rruges, ne tjetren.
Qytetarët jasht kamerave shprehen se për to është një situatë kaotike në këtë periudhë ,kemi frikë të kalojmë rrugën.Ndërsa një qytetare e cija jeton jasht shqipërie thekson se rrugët e qytetit lën për të dëshiruar,ne jetojmë jasht dhe nuk e dijmë as ku kanë qenë vizat e bardha para se të riasfaltoheshin rrugët.
Kjo situatë duhet të përmirësohet sa më parë nga institucionet përkatëse pasi mungesat e vizave te bardha sjellin shkaqe te shumta me pasoja fatale si për këmbësorët ashtu edhe për drejtuesit e automjeteve,sidomos në këtë periudhë të fund vitit që ka një fluks te lartë njerëzish nga ardhja emigrantëve .