Shumë aeroporte në Mbretërinë e Bashkuar vazhdojnë të kenë probleme për shkak të mjegullës, njoftoi Shërbimi Britanik i Kontrollit të Trafikut Ajror (NATS).
Kufizimet e përkohshme që kanë hyrë në fuqi prej ditës së djeshme “mbeten në zonat ku dukshmëria është e kufizuar”, sqarohet në njoftimin e shërbimit britanik.
Aeroportet e Heathrow, Gatwick (Londër) dhe Mançesterit, tre aeroportet më të mëdhenj në trafik në vend, janë prekur nga kufizimet që kanë qenë në fuqi që prej ditës së djeshme.
Të premten dhjetëra ngritje nga tre aeroportet kryesore të Britanisë u anuluan dhe qindra u vonuan.