Partia Demokratike ka organizuar dhe zhvilluar festën e fundvitit ku pjesëmarrës kanë qenë përfaqësues të saj në disa nivele. Një video nga kjo festë është publikuar në rrjetet sociale dhe po qarkullon në media.

Në videon në fjalë shihen disa prej deputetëve të Partisë Demokratike duke kërcyer nën ritmet e këngës së artistes Fatmira Breçani, teksti i së cilës i dedikohet kreut të PD-së Sali Berisha.

Deputetët që shihen në video janë Jorida Tabaku, Ina Zhupa, Elda Hoti, Luan Baçi, Xhelal Mziu, Zhani Gjergji, Ilda Dhori etj. Veç tyre bie në sy prania në pistën e kërcimit të ish-kundërshtarëve, tashmë të bërë bashkë, si Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *