Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:35 pranë fshatit Shijan, në aksin rrugor Sarandë-Delvinë. Mësohet se një automjet tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar i përmbysur në një kanal përgjatë rrugës.
Si pasojë janë lënduar drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer. Të plagosurit u transportuan me urgjencë drejt spitalit, ku fatmirësisht mjekët konfirmuan se janë jashtë rrezikut për jetën.
Hetimet e para tregojnë se humbja e kontrollit të mjetit mund të ketë ardhur si pasojë e shpejtësisë ose kushteve të rrugës, por detajet mbeten ende për t’u konfirmuar.
