Protesta e pestë e mosbindjes civile të thirrur nga Partia Demokratike, risinë e vetme pati praninë fizike për herë të parë pas një viti të Sali Berishës. Pjesa tjetër ishte një dezha vu e protestës së 26 nëntorit, kur u bllokuan pesë kryqëzime kryesore të Tiranës.

Mbështetësit e parë të opozitës mbërritën pak para orës 17 në pikat e caktuara nga organizatorët e protestës. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi udhëhoqi tubimin në sheshin Uillson, Flamur Nokës iu besua protesta te Rruga e Elbasanit, Albana Vokshi drejtoi protestuesit te Zogu i Zi dhe Agron Gjekmarkaj e Luçiano Boçi në zonën e Pallatit me Shigjeta.

Berisha iu bashkua fillimisht protesruesve në rrugën e Elbasanit.Pas një deklarate të shkurtër publike u nis drejt bashkisë së Tiranës,edhe këtu u ndal për pak moment.

Rrugën e vijoi drejt Zogut të Zi ku hodhi akuza ndaj policisë se po dhunon protestuesit mes të cilëve dhe deputetët e opozitës .Pretendime për ushtrim dhune patën edhe deputet të tjetë të opozitës.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *