Kapiteneria e Portit të Durrësit ka paralajmëruar për kushte të përkeqësuara hidrometeorologjike në Rajonin e Adriatikut, të cilat kanë shkaktuar vonesa dhe pezullime në operacionet e transportit detar.
- Trageti “AF Marina”, i planifikuar të nisej mesditën e sotme drejt Barit, Itali, ka pezulluar nisjen deri në stabilizimin e motit.
- Trageti “AF Franceska” do të lundrojë pa pasagjerë për shkak të kushteve të vështira meteorologjike.
- Terminali i mallrave gjenerale dhe ai rifuzo kanë pezulluar përkohësisht operacionet për shkak të erës së fortë dhe reshjeve intensive.
- Terminali i kontenierëve vazhdon proceset operacionale normalisht dhe pa ndërprerje.
Autoritetet portuale po monitorojnë nga afër situatën dhe kanë bërë të ditur se kushtet lundrimore priten të përmirësohen në orët në vijim.
