Shpërthimin e bujshëm të një kanali në Iber -Lepencit  në veri të Kosovës, që BE e konsideroi një akt terrorrist dhe për të cilin qeveria e Prishtinës akuzoi drejt përdrejt Beogradin, presidenti serb Aleksandar Vuçiç po reket ta devijojë në drejtim të kundërt. Sipas shefit të shtetit serb duhet parë se kush përfiton nga këto akte për të mbërritur tek autorët.

Ai pranoi se qeveria e vendit të tij “ka disa dyshime për urdhëruesit” dhe “disa njohuri për zbatuesit”, ndonëse u kujdes të shtojë se do të jetë hetimi përfundimtar që do të vendosë. 

Një nga provat më të forta deri më tani në favor të palës kosovare është se 20 KG e eksplozivit janë nga ato që disponon ushtria serbe. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se eksplozivi i përdorur në sulmin ndaj kanalit “është e pamundur të gjendet në tregun e zi, nëse nuk furnizohet drejtpërdrejt nga depot e ushtrisë”. Me gjysëm ironi residenti serb u mundua të thotë se ky fakt vërteton të kundërtën. Vuçiç tha se është “i sigurt” se bëhet fjalë për eksploziv ushtarak serb, “pasi mund te ishte konfiskuar gjatë një prej bastisjeve”, duke aluduar se shpërthimi mund të jetë organizuar nga në policia e Kosovës. 

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds