Një 30 vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Sofraçan në Bulqizë, teksa ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Nga të dhënat e para mësohet se 30-vjeçari kishte shkuar të peshkonte, duke përdorur një gjenerator, teksa ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë.

“Rreth orës 17:30, në lumin e fshatit Sofraçan, shtetasi K.K., rreth 30 vjeç, duke peshkuar, dyshohet me gjenerator, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds