Kjo është foto e Dritan Nanos, i arrestuar nga policia si porositës i dyshuar i sulmit brutal ndaj avokatit, Sokol Mëngjesi.

Nano u arrestua një ditë më parë nga Policia e Tiranës.

Para grupit hetimor Nano ka mohuar të jetë ai personi që ka urdhëruar dhunimin e Mëngjesit.

Avokati Sokol Mëngjesi kishte mbrojtur në një proces gjyqësor Dritan Nanon dhe 7 trashëgimtarë të tjerë të cilët pretendonin pronësinë e një trualli pranë Liqenit të Tiranës.

Në përfundim të procesit gjyqësor i cili është fituar nga pronarët, Nano ka refuzuar të zbatojë kontratën me avokatin Sokol Mëngjesi. Ndaj këtij të fundit mësohet se ka patur presione të vazhdueshme që të mos pranojë likujdimin e detyrimeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *