Një operacion ka nisur me urdhër të SPAK, pasi janë lëshuar 50 urdhër-arreste, për kapjen e kontigjentëve të krimit.

Mësohet se aksioni po zhvillohen në Lezhë, Vlorë, Nikël e Durrës. Po zhvillohen kontrolle nga Prokuroria e Posaçme te Avdylajt, bëhet fjalë për disa atentat që kanë ndodhur nga 2019 dhe në vijim. Asnjë prej tyre nuk është arrestuar.

Ndërkohë në Nikël kontrolle po zhvillohen në banesën e Durim Bamit dhe Valter Bamit.

Kontrolle po zhvillohen edhe në Vlorë në banesën e Fatmir Hysenit (Doca), i cili ka eliminuar kohë më parë Santiago Malkën.

Mësohet se prokurorë të çështjes janë Alfred Shehu dhe Altin Dumani.

Ndërkohë, një nga banesat e kontrolluara është edhe ajo e Albert Zajes në fshatin Larushk, i cili është i akuzuar për vrasjen e  Shkëlzen Kastratit. Forca të shumta policie kanë marrë pjesë në aksion dhe i pranishëm ka qenë dhe vetë drejtori i policisë së Tiranës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *