Pastrimi i kanalit kryesor që lidh rezervuarin e Kurjanit me tokat bujqësore dhe përshkon mes per mes fshatin Vidhishtë është kthyer në nevojë jetike për banorët. Ata thonë se me prurjet e ujrave, mbetje nga më të ndryshmet janë depozituar në kanal, ndërkohë që me rritjen e temperaturave situata është bërë e padurueshme.
Në lidhje me shqetesimin e banorëve iu drejtuam Bashkisë Rroskovec, ku na u bë e ditur se kanali, me nje gjatesi prej 6.2 km është nën juridiksionin e Bordit Rajonal të Kullimit në Fier i cili sipas drejtuesve të bashkisë duhet të sigurojë jo vetëm pastrimin, por edhe transportin e mbetjeve.
Nga ana tjetër Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Fier, pranon faktin se kanali është në administrimin e këtij institucioni, por nuk disponon burimet e mjaftueshme financiare për ta kryer i vetem pastrimin e kanalit. Për këtë shqetësim ata me një letër i janë drejtuar Bashkisë Roskovec për ndihmë për të bërë të mundur zgjidhjen e këtij shqetësimi madhor për banorët e zonës.
Mbetet për t’u parë në vijim, ecuria e kësaj problematike që me sa duket ka të bëjë si me burimet financiare për të ndërhyre, ashtu edhe me dëshirën për bashkëpunim midis institucioneve shteterore.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”NC7yS4F3vcw”]