Vazhdojnë aktivitet e Javës Evropiane në Bashkinë e Lushnjës. Paraditen e sotme, në ditën e tretë të javës  Europiane u zhvillua një koncert festiv me këngë e valle, në sheshin përpara bashkisë.

Ky aktivitet u organizua nga Qendra Kulturore e Fëmijëve Lushnjë, në bashkëpunim me Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar  mbështetur nga  Bashkisë Lushnjë.  Artistët e vegjël të Qendrës Kulturore të Fëmijëve kënduan këngët e bukura myzeqare dhe këngë në disa gjuhë të huaja, të Bashkimit Evropian dhe kërcyen valle popullore e moderne.

Aktiviteti i sotëm përkon me 9 majin, Ditën e Europës.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”obdHIljjRM0″]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds