Klasa e tretë e shkollës jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” organizoi një orë të veçantë mësimi, projektin me temë “Libri Miku më i Mirë” me mësuesen kujdestare  Donika Kushi, e cila u shpreh e kënaqur për rezultatet e projektit, pasi libri i mban nxënësit larg mjeteve elektronike të cilat janë kthyer në problem shqetësues për prindërit dhe mësuesit.

Vogëlushët prezantuan projektin që e kishin realizuar bazuar tek librat e tyre të preferuar. Gjithashtu lexuan edhe shprehjet që kishin nxjerrë nga librat për librin si miku më i mirë.

Sinc femija që prezanton dhe disa femije qe lexojne theniet e shkruara

Nxënësit krijuan edhe bibliotekën e klasës me libra të dhuruar nga ata. Në fund të orës së mësimit vogëlushët dhanë nga një mesazh për moshatarët e tyre.

Shkolla jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” mësimin e bazuar në projekte e ka kthyer në një domosdoshmëri, se afron dijet e nxënësve me botën reale gjithashtu i bën më  hulumtues dhe krijues, përmirëson aftësitë e tyre të komunikimit dhe të bashkëpunimit. 

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”Pg0VDlQdrkc”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *