” Zbulimi” ishte titulli i shfaqjes që celi siparin e sezonit teatror në qytetin e Fierit dhe ka sjellë pranë teatrit “Bylis” artdashësit fierakë. Një  dramë me nota të forta humori dhe ironie , kështu mund të përkufizohej më së miri tematika e shfaqjes. Salsano Rrapi dhe Flobensa Bezati në rolet kryesore fituan simpatinë dhe duartrokitjet e publikut.

Për Drejtoreshën  e Qendrës se Artit dhe Kulturës pranë  Bashkisë Fier Adriana Mile, ky sezon teatror do të vijojë deri në fund të muajit Tetor me 11 shfaqje,  një  pjesë e te cilave premiera. 

Sezoni teatror do të sjellë  në  Fier magjinë e artit skenik dhe artistët më të shquar shqiptarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *