Janë liruar nga qelitë e paraburgimit, katër protestuesit e arrestuar dy ditë më parë për protestën e dhunshme para bashkisë së Tiranës ku hodhën molotov dhe dhunuan punonjësit e policisë.

Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar ditën e sotme (22 prill), gjykata e Tiranës caktoi masën “detyrim paraqitje” për Kevin Vidrica, Bernard Metaliaj, Franc Kaloshi dhe Artan Muçmata.

Ndaj tyre, gjykata vendosi kushtin që të mos marrin më pjesë në protestë.

Për dhunën në protestë po hetohen në gjendje të lirë, Tedi Blushi dhe Klevis Balliu të cilët po ashtu morën pjesë në përpjekjet e protestuesve për të thyer kordonin e vendosur nga policia para hyrjes së bashkisë.

Për protestën ku u rrezikuan edhe efektivët e policisë për shkak të molotovëve të hedhur, pati reagime edhe nga përfaqësitë diplomatike në vend, ku u bënë thirrje për protesta paqësore dhe jo tubime të dhunshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *