Federata Shqiptare e Gjimnastikës më 20 Prill zhvilloi Kampionatin Kombëtar të Gjimnastikës së Përgjithshme në pallatin e sportit të shkollës “Foto Puka” me nismën e koreografes Rovena Dhima dhe me mbështetjen e Bashkisë Lushnjë. Ky kampionat veçantinë e ka tek puna në ekip. Morën pjesë 8 Klube dhe Shoqata: Shoqata Gjimnastike Xheni me dy grupe pjesëmarrëse, Shoqata Gjimnastike Jump Style me dy grupe, Klubi Tomori dhe Tomorri Olimpik, Klubi Sportiv Lushnjë, Shoqata Mig Gym, Shoqata Sky 07 Gym. Të pranishëm ishin Presidenti i Federatës Leonard Lulaj, Sekretari i Përgjithshëm, Ministri i Brendshëm Taulant Balla, Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa dhe spektatorë të shumtë që ndoqën aktivitetin e brohorisnin me entuziazëm performancat e skuadrave.
Ministri Balla dhe Kryetarja Sefa përshëndetën gjimnastët e vegjël që me veshjet plot ngjyra sollën në sallë stinën e pranverës.
U ndanë disa çmime si Koreografia më e mirë, Grupi i së ardhmes, Skenografia më e mirë etj.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”E35-ZX_kdDo”]
