Gruaja në foto është gjyshja e 3-vjeçarit, Bahrie Gjuni të cilët janë të zhdukur prej disa ditësh në Durrës.
Nëna ka bërë apel mes lotësh vjehrrit t’ia kthejnë djalin, pasi sipas saj e kanë ata. Pas denoncimit të saj, policia ka nën hetim gjyshin e fëmijës Rexhep Gjuni, ndërsa janë në kërkim të gjyshes.
Kontrollet për gjetjen e tij po vazhdojnë me intensitet në të gjitha zonat e mundshme ku gjyshi ka deklaruar se mund të ketë shkuar bashkëshortja e tij bashkë me nipin. Por pa rezultat. Dyshohet se ai e di vendndodhjen e tyre, po qëllimisht i orienton kërkimet në drejtime të tjera, duke dëmtuar kërkimin dhe gjetjen e fëmijës nga ana e policisë.
Ille Gjuni 22 vjeçe e ka fëmijë të vetëm, djalin 3 vjeç. Ajo thotë se pas vdekjes së të shoqit në aksident e dërgonte djalin te gjyshërit, por pas vizitës të gjyshërit nuk e kthyen më te e ëma.
Duke qenë se çështja konsiderohet tejet e ndjeshme për shkak të ngjarjeve në familjen Gjuni, që në shkurt të vitit 2023 humbi njërin nga dy djemtë, policia është treguar e kujdesshme në trajtimin e rastit, ndërkohë që nëna tejet e dëshpëruar pret të marrë në krah fëmijën e saj.
Ajo hedh poshtë pretendimet për konflikt mes saj dhe gjyshërve të djalit në lidhje me përfitimet pasurore pas vdekjes së bashkëshortit.
