Rikthimi i reshjeve të shiut shkaktoi aksidentin e parë në rrugët e Lushnjës. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13.30 në afërsi të Urës së Kuçit. Automjeti tip “Renault” me drejtues një 40 vjeçar nga Berati ka dalë nga rruga. Për pasojë është plagosur në trup drejtuesi i mjetit i cili është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Ky aksident shkaktoi bllokim të trafikut. Policia në vendngjarje disiplinoi trafikun dhe izoloi gjurmën e daljes nga rruga të mjetit.

Ekspertët do të dokumentojnë rastin. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se mjeti ka dal nga rruga, pasi  ishte duke ecur me shpejtësi të lartë e kombinuar kjo dhe me asfaltin e lagur. Sipas mjekëve të spitalit të Lushnjës drejtuesi i mjetit është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë Policia rrugore vazhdon të apelojë për kujdes në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”AohmUlzFrdg”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *