Një furgon me policë dhe tre automjete të patrullës policore të Fierit kanë shkuar me urgjencë në Spitalin Rajonal në Fier. Shkak është bër një pacient i cili kishte shkuar për vizitë në urgjencë të spitalit me pistoletë në brez. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10 e 45 minuta të mesditës sotme.
Pasi ka kërkuar ndihmën mjekësore e kanë këshilluar që të shtrihet në një dhomë e të pres mjekun. Kur ka shkuar infermieri e mjeku kanë parë që pacienti në brez mbante një psitoletë, në këto momente është njoftuar me kujdes policia e cila ka shkuar me urgjencë afro 20 trupa policore.
Pasi janë futur në dhomën që ndodhej pacienti ata kanë kryer prangosjen e tij duke ushtruar e kontrolluar trupin ku i kan gjetur pistoletën më brez. Pasi e kanë parë kanë pohuar që ka qën veç një pistoletë lodër.
Pacientët e stafi kaluan disa minuta tmerri e kjo për shkak të prezencës së trupave policore dhe të marrjes vesh të lajmit se një pacient kishte hyrë për mjekim me pistoletë në brez.
Nëse pistoleta ka qënë e vërtetë apo lodër ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia sikundër nuk ka njoftim nëse personi që e mbante përse e kishte me vete, arsyeja dhe a është shoqëruar në polici për tu marr në pyetje.
