Edhe pse kemi hyrë në stinën e pranverës vazhdon të jetë i lartë fluksi i vizitave në Repartin e Pediatrisë në spitalin e Lushnjës me rreth 50-60 vizita në ditë. Virozat të cilat kanë nisur që në nëntor të vitit të kaluar vazhdojnë me të njëjtin intensitet duke arritur mbi 50 shtrime. Mosha 10-14 vjeç gjithashtu janë prekur nga këto viroza.
Kjo nuk është normale për këtë periudhë të vitit, thotë pediatria Nirdia Xhafa.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”quXZ34Z5EHs”]
