Një ditë pas festimeve tê Ditës së Pavarësisë, Fieri ka vijuar festimet kuq e zi në kuadër të 29 Nëntorit, Ditës së Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazi- fashistë. Në ceremoninë e zhvilluar në orën 10:00, në Varrezat e Dëshmorëve, kanë qënë të pranishëm autoritetet më të larta vendore, deputetë të Partisë Socialiste, pasardhës të familjeve të dëshmorëve, përfaqësues të Drejtorisë Vendore të Policisë dhe përfaqësues të komuniteteve fetare të cilët kanë vendosur kurora dhe buqeta me lule në obeliskun kushtuar dëshmorëve. Fjala përshëndetëse është mbajtur nga Nënkryetari i organizatës së veteranëve të Lanç Vangjel Ndreko i cili ka pohuar se lufta nacional çlirimtare është një pasuri e çmuar e kombit tonë që na lanë të parët dhe duhet ta ruajmë e t’ua përcjellim brezave.

Ndërkohë në prononcimin e tij për mediat Kryebashkiaku Armando Subashi ka vlerësuar sakrificën e bijve dhe bijave të Fierit qê sakrifikuan jetën e tyre për lirinë që ne gëzojmë sot ndërsa mungesën e opozitës në festime e ka konsideruar si vendim i tyre, ka thënë Subashi.

Ndërkohë, për herë të parë  homazheve në obeliskun e dëshmorëve iu është bashkuar “ Lëvizja Bashkë”. Ne jemi këtu si një lëvizje politike antisistem ka thënë Kreu i degës së Fierit Elis Baba, i cili ka theksuar se ne duhet ta nderojmë sakrificën e te parëve tanë çdo ditë dhe jo vetëm në ditë të caktuara historike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *