Prej 6 muajsh fshati Kamçisht në njësinë administrative Bubullimë nuk ka shërbim mjekësor. Pas  daljes në pension të infermieres nga ky fshat, pavarësisht se kishte kërkuar që të vazhdonte të punonte, 800 banorët e fshatit Kamçisht për një injeksion duhet të shkojnë në fshatrat fqinjë apo edhe në Lushnjë. Banorët shprehen se situata vazhdon të jetë e tillë prej gjysmë viti pavarësisht se ata kanë kërkuar me insistim që të sillet një infermiere.

Kontaktuam me Drejtorin e ISKSH-së Lushnjë i cili na deklaroi se janë bërë procedurat e zëvendësimit, por në sistem nuk ka aplikuar asnjë infermier. Gjithashtu sipas tij është ngarkuar infermjerja e fshatit Eskaj për të ofruar shërbimet ambulatore për banorët e Kamçishtit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds