Rritet numri i rasteve të virozave të stinës në shërbimin pediatrik të Spitalit Rajonal Fier. Sipas mjekes Albana Haxhiu, vizitat ditore variojnë nga  80-100 në ditë  dhe se dominon versioni gripal që është në qarkullim, por që fatmirësisht nuk ka patur emë covid apo të dyshuara më fruth.

Po sipas pediatres Haxhiu, raste të komplikuara nuk ka patur, ndërsa ka apeluar për të gjithë prindërit që simptomat e lehta t’i trajtojnë në shtëpi dhe për ato më pak të menaxhueshme t’u drejtohen mjekëve të familjes pranë Qendrave Shëndetësore, të cilët do të vlerësojnë nëse duhet marrë mjekim spitalor.

Mjekja pediatre ka pohuar gjithashtu se pavarësisht fluksit të vizitave ditore, nuk ka patur shtrime, ndërsa u kërkon prindërve që fëmijët me simptoma virale të mos i dërgojnë në çerdhe, kopshte e shkolla, pasi virozat e stinës janë ngjitëse, në veçanti te kjo kategori moshe.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”bx0tWo2Y3PM”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds