Dita e 8 Marsit që është “Dita Ndërkombëtare e Gruas” në Shqipëri festohet si Dita e Nënës. Klasa e 5-të e shkollës jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” nën drejtimin e mësuese Laureta Lamaj organizoi një aktivitet festiv kushtuar nënëve të nxënësve të kësaj klase. Përveç nënave të pranishëm ishin edhe Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa, Drejtorja e Zyres Arsimore Lushnjë Zeniola Hoxha, drejtoria  dhe mësues të shkollës.

Mësuesja Laureta Lamaj e quajti aktivitetin si aromë gruaje dhe vlerësoi respekti që nënat e nxënësve treguan ndaj njëra tjetrës gjatë 5 viteve.

Atmosfera festive u emocionua nga fëmijët që iu dhuruan lule nënave të tyre dhe u zbukurua nga zonjat që kërcyen vallet popullore.

Drejtorja e Zyres Arsimore Lushnjë Zemiola Hoxha falenderoi mësuese Laureta Lamaj per perkushtimin dhe punën e gjatë me brezat që ka nxjerë nga bankat e shkollës. Gjithashtu uroi Gëzuar 8 Marsin.

Nxënësit e klasës së 5-të falenderuan mësuesen Laureta Lamaj për kujdesin dhe edukimin gjatë këtyre 5 viteve. Nuk munguan as dhuratat simbolike.

Festa vazhdoi m me këngët dhe recitimet që vogëlushët kishin përgatitur për mësuesen dhe nënat e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *