Sot festohet 79 vjetori i Çlirimit të Lushnjës dhe homazhet në kujtim të dëshmorëve që humbën jetën në luftë u mbajtën tek varrezat e Dëshmorëve. Kurorat dhe tufat me lule u vendosën nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla, Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa dhe stafi i saj, deputetët e Partisë Socialiste të Lushnjës, veteran të luftës dhe pasardhës veteran. U mbajt një minutë heshtje në nderim të dëshmorëve të rrethit tonë.
Vepra e dëshmorëve tanë që dhanë jetën për liri duhet të transmetohet tek brezat e rinj në mënyrë që vepra e tyre të mos vdes kurrë, tha zonja Sefa
Ministri i Brendshëm Taulent Balla i cili është gjithmonë i pranishëm në këtë festë tha se do të vazhdojë të vijë për të përçuar mesazhin e respektit ndaj gjithkujt që ka dhënë jetën dhe bën detyrën ndaj shtetit shqiptar.
Gjithashtu ai përmendi edhe Samitin e Berlinit, ku theksoi rolin e Shqiperisë si protagoniste për të europianizuar Ballkanin.
