Vijon të mbetet problematike pika e zezë e aksit rural Fier-Shegan – Pushimi i Shoferit në fshatin Zhym me aksidente që janë shoqëruar edhe me humbje jete. Një aksident ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Zhym, ku mjeti tip “Volkswagen Jetta” ka përfunduar në kanal.

Drejtuesi i mjetit, Elnis Allkanjari, udhëtonte i vetëm nga Krutja drejt “Pushimit të Shoferit” drejt fshatit Zhymë.

Makina ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit, teksa fillimisht është përplasur me një shtyllë dhe më pas ka rënë në kanalin e mbushur me pak ujë.

Elnis Allkanjari, rreth të 40-tave, ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në Spitalin e Lushnjës.

Sipas njoftimit të policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:20, në fshatin Zhymë, shtetasi E. A., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar shtetasi E.A., i cili ndodhet në spital”.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses dhe policisë për të nxjerrë të plagosurin, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Elnis Allkanjari rezultoi se ka qenë nën efektin e alkoolit, dyshohet gjithashtu se 40-vjeçari ishte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”S0MWrGbEwYM”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *