Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor Lushnjë ditën e dielë nisi shpërndarjen e kartave te naftës për fermerët. Kjo fazë e dytë vjen pas alokimit të fondit rezervë të qeverisë ku përfitojnë të gjithë fermerët e shpallur fitues nga skema e mbështetjes së Ministrisë së Bujqësisë. 7260 fermerë kanë gati kartat pranë Drejtorisë Rajonale Lushnjë nga të cilat 3000 janë të fermerëve të bashkive Lushnjë e Divjakë. Pjesa tjetër i përket zonave të tjera të jugut, si Fier, Vlorë e Gjirokastër.
Fermerët shprehen se sasia nuk është e mjaftueshme, por gjithsesi ul kostot e punimeve bujqësore.
Drejtoria e AREB Lushnjë për të shmangur radhët e gjata të përfituesve ka hartuar një grafik dhe fermerët paraqiten pasi kontaktohen nga specialistët përkatës.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”XAr2goP2LMk”]
