Përkujtohet 80-vjetori i daljes partizane të 68-vajzave fierake të cilat treguan një akt të lartë atdhetarie, guximi dhe emancipimi.
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm veteranë, pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve dhe përfaqësues të lartë të pushtetit vendor.
Në fjalën përshëndetëse Kryetari i Veteranëve të LANC në Fier, Vasil Toska u shpreh se 68 vajzat fierake të frymëzuara nga idealet e LANC lanë ëndrrat e moshës, ngrohtësinë e vatrave familjare dhe me dashurinë për atdheun e lirinë u renditën në radhët e formacioneve luftarakë.
Dy prej tyre ranë dëshmore për lirinë e vendit, Liri Gero dhe Penellopi Piro , ndërkohë që dalja e 68-vajzave fierake partizane në një ditë ishte një ngjarje e pashembullt dhe unikale jo vetëm në historinë e LANC, por edhe në historinë e Luftës së Dytë Botërorë.
