Policia e Lushnjës gjatë 24 orëve të fundit sipas njoftimit zyrtar ka arrestuar shtetasin Th. K., 67 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare.

Ndërsa Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 14-vjeçar, pasi dyshohet se ka vjedhur disa sende në një banesë.

Kurse Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. V., 68 vjeç, banues në fshatin Greshicë, Mallakastër, pasi duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasin F. Ç., 55 vjeç, këmbësor, i cili po merr ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin J. M., 39 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds