Maturantët në Lushnjë dhe në të gjithë vendin, gjithsej 28 mijë nxënës iu nënshtruan sot provimit të parë të Maturës Shtetërore, testit të anglishtes.

667 maturantë lushnjarë përfrshirë edhe maturantët e shkollës jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa”, në katër qendra filluan provimin e gjuhës së huaj që zgjati 2 orë e 30 minuta në orën 10:00. Por u vu re se administratorët nuk ishin mësuesit lushnjarë, por mësues të ardhur nga Fieri. Sipas mësuesit Klement Çela i cili e ka denoncuar këtë rast një njoftim i ardhur mbrëmë nga Drejtoria Rajonale e Arsimit Fier i ka zëvendësuar dhe kjo është një praktikë që po zbatohet vetëm në Lushnjë.

Siç është bërë tashmë zakon 40 minuta pas fillimit të provimit, ka dalë në një prej faqeve online në rrjetin social “Instagram” teza e anglishtes edhe pse masat që janë marrë për mbarëvajtjen e testimit në gjuhën e juaj janë të rrepta.

Provimi po zhvillohet në shkollat shtetërore, duke përfshirë edhe në sallat me hapësira më të mëdha siç janë palestrat apo korridoret, ku 70% e mjediseve janë të monitoruara nga kamerat.

Në provim janë të përfshira të gjithë nivelet e vështirësisë dhe për herë të parë këtë vit do të ketë një test të veçantë për nxënësit me aftësi ndryshe. Një tjetër risi e maturës do të jetë heqja e fletëpërgjigjeve të provimeve, një kërkesë kjo e maturantëve dhe mësuesve pasi shkaktonte konfuzion te maturantët dhe ngatërresa në korrigjime.

Më 10 qershor, do të zhvillohet provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë dhe më 18 qershor provimi i Matematikës.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”-5H6oMY2b7k”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *