Sot 667 maturantët e bashkisë Lushnjë dhanë provimin e tretë të maturës Shtetërore, provimin e matematikës. Të ndarë në 4 qendra, në gjimnazet “18 Tetori”, “Jani Nushi”, shkolla mekanike bujqësore dhe shkolla 9 vjeçare “4 Dëshmorët” ata e filluan provimin që zgjati 2 orë e 30 minuta në orën 10:00.

Por përsëri për herë të tretë ndodhi publikimi i tezave të provimeve të Maturës 2024 në rrjetet sociale. Një orë pas nisjes së provimit, dy tezat e Matematikës janë publikuar në faqen “studentët denoncojnë” në Instagram.

Provimi i fundit që maturantët do t’i nënshtrohen është ai i Lëndës me Zgjedhje në datën 24 qershor.

Përsa i përket rezultatit të notave, Ministria e Arsimit ka publikuar vetëm notat e marra në provimin e Gjuhës së Huaj, ndërsa në ditët në vijim pritet të dalin rezultatet e lëndës Gjuha Shqipe dhe Letërsi.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”zR56DF5a3g4″]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds