600 tregtare që kanë bizneset e tyre ne qendrën tregtare metropol ne Lushnje prej ditësh ngrysen e zgjohen dhe rrine gjithe diten duke pritur nje pergjigje nga autoritetet shtetërore se cfare do behet me t’a. Zjarri i cili përfshiu kete qender ka demtuar rende bizneset e tyre. Ata ende nuk dine se sa eshte shkalla e demtimit dhe cfare ka mbetur nga pasuria r tyre e djegur nga flaket e zjarrit. Ne katin e pare nentoke ne kete nderteses jane rreth 300 tregtare mallrash industriale qe kerkojne te largohen mallin e tyre por edhe tregtarët e kateve te sipërme duan te marrin c’ka mbetur nga zjarri.
Pergjigja e instancave shtetërore eshte: presim pergjigje nga ekspertet. Deri ne ardhjen e pergjigjes nga ekspertët tregtarët qendrojne perballe Qëndrës tregtare metropol në Lushnje
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”PtPXk7UyTqw”]