Po mbahet sot seanca për dosjen “5D” në Gjykatën e Posaçme.

Ish- pronari i IGOR Electric, Eduard Meta, në dëshminë pretendon se arsyeja se përse e ka shitur lirë kompaninë e tij, ishte për shkak se donte t’a “hiqte qafe” pasi donte të niste një biznes të ri.

Prokurori i posaçëm e ka pyetur në lidhje me arsyen se përse një kompani e cila sillte mld euro fitim, dhe në atë kohë kishte një vlerë prej 2 milionë 172 mijë lekë të reja, është shitur për 75 lekë., të paktën 75% të aksioneve që Meta kishte.

“Doja të hiqja kompaninë, nuk e doja më. Ia dhashë Petrit Muhameti, (pronari i VAS konstruksion). Shkuam te noteri, i dhashë kuotat sipas ligjit. U mor avokati me atë punë. Doja të hapja një biznes, një palestër, ndaj e hoqa. Nestorin e kam njohur në lokal duke pa ndonjë ndeshje, vinte me Redin, e dija që ishte inxhinier. E kam njohur Redin, ishim grup, rrinim te lagjja, pinim ndonjë birrë, ndonjë ndeshje shikonim. Mariglenin e kam njohur të parin, në 2006-2005. Nuk kam pasur marredhënie të ngushta. Te lokali vinte Redi, Nestori. Shumë mirë ishin marrëdhëniet. Mariglenin dhe Alfred Qaton kisha shokë. Taulant Tushën e njoh, rrinim te lokali. Nuk kam folur për IGOR Electric me ta. Ndoshta ndonjë bisedë e përditshme si ka shkuar puna, por jo biseda konkrete”, tha ai.

Më pas Meta ka deklaruar se kompania ka pasur borxhe dhe fatura të pashlyera.

“Kredi nuk ka pasur. I kam mbyll rregullisht në fund të vitit, pozitiv dilte”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds