28 mijë nxënësit të klasave të 9-ta në vend zhvilluan sot provimin e Gjuhës Shqipe, në 340 qendra që administrohen dhe monitorohen nga stafe të kualifikuara të institucioneve arsimore.
594 nxënës të klasave të 9-ta të bashkisë Lushnjë iu nënshtruan provimit që zgjati rreth 2 orë e 30 minuta në 8 qendra ,në shkollat “4 Dëshmorët”, “Foto Puka”, “Skënder Libohova”, “Kongresi i Lushnjës”, Fiershegan, SHMB Kolonjë, Dushk dhe Krutje e Sipërme.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu uroi sot nxënësit me anë të një mesazhi në facebook: “Suksese 28 mijë nxënësve që nisin sot provimet kombëtare të arsimit bazë, duke filluar me provimin e Gjuhës Shqipe e më pas në Matematikë dhe Gjuhë e Huaj.
Provimi do të kryhet në 340 qendra që administrohen dhe monitorohen nga stafe të kualifikuara të institucioneve tona arsimore”, shkruan ajo.
Provimet e klasës së 9-të janë të rëndësishme për formimin e nxënësve ndërsa ata përgatiten të nisin studimet e nivelit të dytë.