Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmes një mesazhi në ‘Facebook’, deklaroi se ekonomia vihet në shërbim të shumicës dhe jo të pakicës.
Tabaku thekson se “stabiliteti i pretenduar nga qeveria nuk ekziston në xhepat e qytetarëve, por vetëm në letrat e ministrive”, ndërsa faktet, sipas saj, tregojnë një realitet krejt tjetër.
“EUROSTAT tregoi që 55% e familjeve shqiptare jetojnë në kushte varfërie, nuk e mbyllin dot muajin. 40% e buxhetit familjar shkon vetëm për ushqime. Ekonomia shqiptare nuk prodhon më! Për çdo 1% rritje ekonomike, punësimi rritet me vetëm 0.1%. Kjo është prova që kemi një ekonomi të pakicës, që nuk krijon vende pune dhe nuk gjeneron mirëqenie për qytetarët. Këtë realitet duhet ta ndryshojmë. Ekonomia duhet të punojë për shumicën, jo për një pakicë të privilegjuar që përfiton nga pushteti.” – theksoi Tabaku.
