Rreth 100 operatorë turistikë që operojnë prej vitesh në zonën bregdetare të Darëzezës, Pishporos dhe Semanit në Fier , kanë protestuar sot në lidhje me një shkresë zyrtare që u kërkon të prishin objektet e tyre  provizore brenda  5 – ditëve , ose në të kundërt do të përballen më penalitete, me një gjobë prej 50 milionë lekësh.  Sipas tyre kjo është një padrejtësi e pajustifikueshme, pasi afati kohor që u kërkohet është shumë i shkurtër. 

Ata kanë theksuar se në kushtet e presionit psikologjik disa operatorë e kanë firmosur këtë shkresë, ndërsa shumë të tjerë janë të vendosur për ta ndjekur çështjen në organet ligjorë.  Ndërkohë nga Fieri në lidhje më këtë problematikë ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili i ka siguruar operatorët se objektet e tyre nuk do të prishen, por ata duhet të aplikojnë për t’u regjistruar për leje pranë portalit E- Albania pasi siç thekson ai, koha e informalitetit ka marrë fund.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”5FrRXlItnt4″]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *