Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona gjatë 24 orëve të fundit. Sipas njoftimit të policisë, këta persona u konstatuan duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur. 

Blutë bëjnë me dije, se të arrestuarit duke drejuar automjetet të dehur në timon, kanë shkaktuar aksidente në kryeqytet. Njëri prej tyre, me pasojë vdekjen e një 45-vjeçari.

Njoftimi:

Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasit:
B.V, 53 vjeç, B.Sh,36 vjeç dhe S.G, 37 vjeçe, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur;
A.Xh, 37 vjeç, pasi dyshohet se duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përfshirë në një përplasje vetëm me dëme materiale;
P.H, 45 vjeç, pasi dyshohet se duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përfshirë në një përplasje me dëme materiale dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit;
K.L, 20 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A.C, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
E.A, 49 vjeç, pasi me datë 23.12.2024, në aksin Vorë-Rinas, është përplasur me mjetin me drejtues Q.H, 45 vjeç, dhe për pasojë ka humbur jetën në spital.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *