5 maji, Dita e Dëshmorëve është dita që përkujtojmë Dëshmorët e Atdheut. Kjo datë është shumë e rëndësishme për shqiptarët, pasi në këtë datë kujtohen dhe nderohen heronjtë që luftuan për Shqipërinë e lirë.

Në varrezat e Dëshmorëve u zhvillua ceremonia përkujtimore në nderim të 184 dëshmorëve lushnjarë, ku morën pjesë Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa, deputetë të Lushnjës, Drejtues dhe punonjës të Policisë, veteran, pasardhësveteran.

Në emër të organizatës së veteranëve dhe pasardhës veteranëve foli zonja Shqipe Gjoshi.

Dëshmorët e kombët na kanë lënë trashëgimi krenarinë dhe dashurinë për atdheun, tha Kryetarja Sefa në fjalën e saj.

Kurora dhe lule u vendosën pranë varrezave.

5 Maji është caktuar Dita e Dëshmorëve, pasi 5 maji 1942 është dita e rënies së një heroi, e Qemal Stafës, ish sekretarit politik i të rinjve komunistë.

Lavdi Dëshmorëve të Atdheut!

I paharruar qoftë kujtimi i tyre!

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”iArpxYlyVc0″]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *