Gjendja e grevistëve në Marinzë përkeqësohet nga dita në ditë, por ende nuk ka asnjë reagim as nga kompania “Bankers Petroleum” as nga institucione të tjera përgjegjëse e as nga deputetë të zonës. Sipas Kreut të Sindikatës të Sektorit Hidrokarbur, Dritan Shahu, puset e naftës  në mungesë të punonjësve të fushës naftëmbajtëse po monitorohen nga punonjës të firmave nënkontraktore, por kjo nuk e zgjidh situatën.

Për operatorin Arti Bajrami, puset duan specialistët përkatës në mënyrë që të mos pësojnë avari dhe gjendja të mos përkeqësohet deri në kolaps me pasoja afatgjata.

Ndërkohë grevistët të cilët kanë patur përkeqësim të gjëndjes shëndetësore Eduart Selami dhe Bledar Dano pohojnë se mbeten të vendosur për të qëndruar të palëkundur në kauzën e tyre teksa paralajmërojnë edhe përshkallëzim të mëtejshëm të grevës së urisë.

Si grevistët ashtu edhe punonjësit të cilët vijojnë grevën me bojkot pune theksojnë se janë të vendosur në ndalimin e punës deri në arritjen e një zgjidhjeje konkrete ndërsa paralajmërojnë edhe ashpërsim të grevës në ditët në vijim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *