Sot më 29 prill u përkujtua 82 vjetori i luftës dhe djegies se Karbunarës gjatë Luftës Çlirimtare nga forcat pushtuese. Pas Kolonjës u dogj Karbunara me 370 shtëpi, pasi ishin fshatrat që kundërshtonin fuqishëm pushtimin e vendit.
Për të nderuar e respektuar veprën e të rinj e të rejave si MEXHIT ÇELA, AMET SHABANI, NURI SHABANI, ESMA DERVISHI etj. që dhanë jetën për çlirimin e Lushnjës dhe Shqipërisë u mblodhen tek lapidari përkujtimor për dëshmorët pushteti vendor, veteranë dhe qytetarë.
Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa tha se sot kujtojmë me mirënjohje veprën e dëshmorëve.
Më pas fjalën e mori Kryetarja e Veteranëve Shqipe Gjoshi dhe pasardhësveteranë.