29 nëntori, Dita e Çlirimit është përkujtuar pranë varrezave të dëshmorëve në Lushnjë. Të pranishmit kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule në memorialin që simbolizon luftën për çlirim kombëtar.

Homazheve i parapriu Kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa, deputetët Kiduina Zaka e Elton Korreshi, përfaqësues të forcave të armatosura, efektivë të policisë së shtetit dhe familjarë të të rënëve

Mesazhe përkujtimore dhanë kryebashkiakja dhe deputetët e pranishëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *