Kryeministri Edi Rama ka uruar qytetarët shqiptarë me rastin e 81-vjetorit të Çlirimit të vendit. Rama ndau në rrjetet sociale një fotografi nga Memoriali “Nëna Shqipëri” dhe shprehu urimet e tij për festën kombëtare, duke dëshiruar një fundjavë të qetë për të gjithë.
“Mirëmëngjes dhe me urimin për festën kombëtare të çlirimit, ju uroj të gjithëve një fundjavë të paqtë”, shkruan Rama.
