113- vjetori i Pavarësisë është kremtuar paraditen e sotme edhe në Fier në një atmosferë festive kuq e zi. Në ceremoninë e rastit kanë qënë të pranishëm autoritetet më të larta vendore, deputetë, përveç Ceno Klosit dhe drejtueses politike të qarkut Belinda Balluku. Ceremonia e ngritjes së flamurit është shoqëruar  nęn tingujt e bandës frymore të qytetit, me vendosjen e kurorave me lule pranë memorialit historik të ngritjes së flamurit, ndërsa në fjalën e tij  përshëndetëse Kryebashkiaku Armando Subashi ka vlerësuar sakrificat dhe guximin e të parëve tanë në luftën e tyre për pavarësi.

Edhe këtë herë opozita nuk i është bashkuar ceremonisë festive me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *