Dita e shpalljes së Pavarësisë është përkujtuar paraditen e 28 nëntorit në sheshin kryesor të qytetit të Divjakës. Merrnin pjesë qytetarë të shumtë, nxënës shkollash, përfaqësues të pushtetit vendor dhe përfaqësues të besimeve fetare. Të pranishmit janë përshëndetur nga Kryetari i bashkisë Josif Gorrea si dhe përfaqësuesi i kishës ortodokse At Pandeli Sota.

Pas ceremonisë së ngritjes së flamurit, pjesëmarrësit kanë ndjekur një koncert të organizuar nga Qendra Kulturore Divjakë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *