Policia greke arrestoi në ishullin e Zakynthos në Greqi  një 27-vjeçar shqiptar, Ymer Haxhiaj nga Cakrani i Fierit. I riu akuzohet se ka dhunuar të dashurën e tij shtatëzanë, Athina Marula e cila nga dhuna humbi fëmijën. Policia thotë se Haxhiaj dhe Marulas kishin bashkëjetuar për disa kohë, por më vonë kanë nisur mosmarrëveshjet dhe vajza vendosi që të largohej nga banesa dhe të jetonte me prindërit e saj. Haxhiaj ka shkuar dhe e ka marë të dashurën me automjetin e tij dhe iu drejtuan banesës në Cilivi, ku mbas një debate 19-vjeçarja nuk ka pranuar të qendrojë me të.

I ofenduar nga refuzimi, ai e lidhi viktimën me litarë nga duart dhe këmbët dhe pasi e dhunoi e detyroi atë me marrë medikamente për të dështuar fëmijën. E reja e humbi fëmijën, e cila sipas mjekut ligjor ishte 6-8 javësh, por për shkak të dështimit të pa kontrolluar hemorragjia ishte e madhe, dhe 27 vjeçari u detyrua  ta çojë viktimën në spital. Ai i mori telefonin dhe e kërcënoi sërish të mos tregonte asgjë para mjekëve dhe policisë

Çdo gjë u zbardh nga mjekët të cilët denoncuan rastin në polici dhe autori u vu në pranga. Atje ai pohoi ngjarjen, pasi nuk donte të vinte në jetë fëmija I 19-vjeçares greke. Autori do të dërgohet në gjykatë me akuzat e dhunës, plagosjes, detyrim për ndalimin e shtatzënisë dhe pengmarrje. Vepra penale të konsideruara të tipit të rëndë që dënohen me heqje lirie mbi 7 vite.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”hhOHBtzeA58″]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds