Të hënën, pesëmbëdhjetë minuta pas mesnatës, Policia e Kosovës ka arrestuar një person në qytetin e Lipjanit. Nga pamjet e arrestimit të 27-vjecarit shihet që reagimi zyrtarëve policor është e ashpër. Sipas policisë, personi në fjalë ishte nën ndikimin e alkoolit dhe sulmonte veturat e kalimtarët dhe në njoftim thuhet se zyrtarët policor reaguan për të vënë situatën nën kontroll. Në vendin e ngjarjes menjëherë pas arrestimit, policia bën të ditur se është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent, por përkundër përpjekjeve, është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë. Institucionet kanë nisur proces hetimor lidhur me reagimin e zyrtarëve policor në rastin në Lipjan. Inspektorati Policor ka njoftuar se me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prishtinës pesë zyrtarët, një rreshter dhe katër policë janë ftuar për intervistim. “Të pesë zyrtarët policorë janë arrestuar si të dyshuar kurse me vendim të prokurorit të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim. Ata janë ndaluar nën dyshimet për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” kanë bërë të ditur Prokuroria Themelore e Prishtinës.Ndërkohë, familjarët hedhin dyshime se 27-vjecari, Agon Zejnullahu ka vdekur për shkak të dhunës së ushtruar nga zyrtarët policor gjatë arrestimit. Kur ka shku mjeku e ka gjetë të vdekur, të lidhur me më shumë se 20 shenja nëpër trup. Na e kemi videon kur edhe pas goditjes së fundit duket me britma, ai jep frymën e fundit. Institucionet relevante bëjnë të ditur se në kuadër të hetimit pritet të ndërmerren edhe veprime tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave lidhur me rastin si dhe priten edhe rezultatet e ekzaminimeve përfshirë ato mjeko-ligjore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds