26 prilli i vitit 1451 është dita e Kurorëzimit në martesë të heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu me Donikën. E kthyer tashmë në një traditë, festimi i ceremonisë së dasmës edhe këtë vit u organizua në Manastirin e Ardenicës.
Dy fëmijë të veshur me kostume popullore që simbolizojnë çiftin në dasmë bënë kurorëzim në Kishën e Ardenicës. Flamujt e principatave shqiptare nga të rinjtë që i mbanin ishin pjesë e ceremoninë martesore duke i dhënë një panoramë historike të plotë 573 vjetorit të martesës së heroit kombëtar.
Të pranishëm ishin pushteti lokal, banorë të Ardenicës dhe të zonave përreth.
Qendra e Artit “Vaçe Zela” organizoi koncertin festiv.
Festës nuk i mungoi as panairi i kulinarisë tradicionale të zonës ku morën pjesë të ftuar dhe banorë të Myzeqesë.
Ardenica është atraksioni turistik më i rëndësishëm i qytetit tonë, ndaj bashkia po i kushton rëndësi të veçantë promovimit të turizmit në këtë zonë.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”QKbB34n4aEI”]
